Kosova
Kurti kundër heqjes së akcizës dhe TVSh-së për uljen e çmimit të naftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës të derivateve të naftës me qëllim uljen e çmimeve, por ai tha se këto masa nuk janë të bazuara në përvoja të suksesshme ekonomike.
Sipas tij, Kosova nuk ka rafineri të naftës dhe nuk e përpunon vetë produktin, prandaj vendi merr komplet koston e inflacionit nga importi.
“E gjithë nafta që është në Kosovë, importohet. Ne vetëm që nuk kemi burime, por nuk kemi as rafineri të naftës, pra ne as nuk përpunojmë naftë përveç se nuk kemi naftë, në këtë mënyrë e marrim komplet koston e inflacionit në import, çmimet e larta që janë jashtë bëhen çmime ndoshta edhe më të larta këtu brenda. Ministria e Tregtisë, i ka vazhduar ato masa e ish-ministres Rozeta Hajdari dhe ajo është në komunikim të vazhdueshëm edhe me ekspertët, bindja ime e fuqishme është se këto propozimet për heqje të TVSh dhe Akcizës nuk janë mirë të menduara dhe nuk bazohen në përvoja të suksesshme apo në dije ekonomike. Është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes të mos i shërbejmë super-profitet ndokujt në vend se t’ua zbusim barrën qytetarëve, pra gjitha vendet e Evropës dhe vetë ShBA, është duke vuajtur koston e luftës që po zhvillohet në Iran”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












