Kosova
Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet para zgjedhjeve në SHBA dhe BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” në Slloveni ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.
Përpos urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, Kurti ka thënë se është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, shkruan koha.net.
Mes tjerash, kryeministri i Kosovës ka komentuar edhe masat ndëshkuese që BE i ka vënë Kosovës.
“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve, granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Kurti është shprehur se “Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja duan të ndihmojnë dhe ta përkrahin Kosovën”. Por gjithashtu duan ta largojnë Serbinë nga ndikimi rus, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












