Kosova
Kurti: Nuk jap dorëheqje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje të reja, por ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje.
“Sa u përket kërkesave të opozitës po e them edhe njëherë, nesër në ora 11:00 bëhen fiks tre vjet që kam marrë detyrën. Hyjmë në vitin e fundit. Sonte në orën 20:00 bëhen 3 vjet që na kanë votuar mua dhe ministrat e mi sepse të gjithëve ua kam lexuar emrat para se 67 deputetë të ngrenë dorën e të thonë për. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të qeverisim. Por e kuptojmë se janë 12 muajt e fundit. Pas 12 muajve do të mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e ardhshme. Moti atëkohë s’ka qenë edhe i keq, por as edhe i mirë. Nëse dëshirojmë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, mund të caktojmë data bashkë me opozitën. Por dorëheqje nuk mund të jap”, tha ai, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të opozitës që gjatë së premtes deklaruan se Kurti duhet të japë dorëheqje e jo të rrëzohet nga posti.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











