Kosova
Kurti për BBC jep arsyet pse u lanë të largoheshin terroristët nga Banjska
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Podcastin e mediumit britanik BBC edhe një herë ka folur për sulmin terrorist në Banjskë.
Ai u pyet pse u lanë të ikin pjesëmarrësit e sulmit e Kurti dha përgjigjen.
“Ne kishim një perimetër të gjatë dhe të gjerë. Ne nuk deshëm që ndonjë nga plumbat e policisë tonë të përfundonin në manastirin ortodoks serb. Çmimi që ne paguam ishte fakti që ata ia arritën të ikin”, tha ai.
Kurti tha pas aksionit të Banjskës se policia arriti të kapte armë dhe pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh.
Shefi i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për të drejtat e minoritetit serb në Kosovës, duke thënë që mbi të gjitha ata janë të rrezikuar nga qeveria serbe.
“Shumica e komunitetit serb e pranojnë Republikën e Kosovës si vendin e tyre. Megjithatë, neve na duhet të parandalojmë Beogradin që t’i ngacmojë ata. Nuk ka rrezik nga qeveria ime për serbët e Kosovës. Ne s’mund të lejojmë që një individ apo grup të bëhet më i fuqishëm se shteti dhe shteti është për sundim ligji për të gjithë”, tha ai.
Ai foli edhe rreth vendimit të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës për dinarin.
“Dinari i takon shekullit të kaluar dhe Millosheviqit, nëse Serbia e pëlqen dinarin, neve s’mund të na imponojë. Ne duhet të dimë se kush po dërgon para, te kush dhe për çfarë qëllimi”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













