Kosova
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjellë gjatë gjithë mandatit të tij dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.
Krahas bashkëpunimit, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Kolly edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës, e cila ka qenë e rëndësishme në secilën fazë të çlirimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit të saj, përcjell albinfo.ch.
Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, ndërkaq vetëm për vitet 2022-2025 ka ndarë afërsisht 86 milionë CHF për Kosovën, veçanërisht në fushat e Qeverisjes Demokratike dhe Paqes, Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Uji dhe Shëndeti, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Ambasadori falënderoi kryeministrin për komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt. Ai u shpreh mirënjohës për kohën e tij në Kosovë.
Ata edhe në këtë takim lamtumirës biseduan për raportet ndërshtetërore, fushat se ku ato mund të thellohen edhe më tej, dhe për trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare, sidomos në sektorin e Teknologjisë së Informacionit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












