Kosova
Kurti u takua virtualisht me studentë të Kolegjit Universitar të Amsterdamit
Gjatë bisedës, ata u njoftuan mbi prioritetet e qeverisë dhe punën e saj të deritanishme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmje zhvilloi një bisedë me studentë të profileve të ndryshme nga Kolegji Universitar i Amsterdamit.
Prof. Anne de Graaf, për vite me radhë organizon vizita studimore në Kosovë, ku studentë ndërkombëtarë mësojnë rreth vendit tonë dhe për këndvështrime të ndryshme sociale, politike dhe kulturore.
“Gjatë bisedës, ata u njoftuan mbi prioritetet e qeverisë dhe punën e saj të deritanishme, politikat progresiste dhe synimet për reforma të domosdoshme në drejtësi, ekonomi, edukim e shëndetësi”.
“Kryeministri Kurti vuri theksin tek planet e qeverisë për rritjen e punësimit te të rinjtë dhe gratë, dhe lidhshmërinë në mes edukimit profesional dhe tregut të punës. Studentët shfaqën interesim në lidhje me menaxhimin e pandemisë, vizionin e qeverisë për integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal, dhe përvojën e Kurtit si aktivist politik”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Në fund, bëhet e ditur se Kurti u uroi studentëve suksese gjatë studimeve dhe i falënderoi për interesimin që ata kanë për Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv















