Jeta në Zvicër
Kush janë dy milionë të huaj që jetojnë në Zvicër?
Për herë të parë që nga viti i kaluar më shumë se dy milionë të huaj jetojnë në Zvicër. Ata përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë së përgjithshme. Por, kush janë këta njerëz që shpesh janë në qendër të debateve politike?
Zvicra është një nga vendet me përqindjen më të lartë të të huajve (24.6% në vitin 2015). Vetëm në disa raste të veçanta të tilla si vendet prodhuese të naftës apo minishtetet, si Luksemburgu, kanë kuota më të larta se Zvicra, transmeton albinfo.ch.
Grafiku më poshtë që e sjell swissinfo tregon vendet e origjinës të të gjithë të huajve që jetojnë në Zvicër. Duhet të theksohet se më shumë se 80% vijnë nga vendet evropiane. Njerëzit nga Gjermania, Italia, Portugalia dhe Franca përbëjnë pothuajse gjysmën e të gjithë të huajve në Zvicër.
Brenda një viti, kuota e të huajve u rrit me 0.3% (më 2014 ajo ishte 24.3%). Me 19 emigrantë në 1 mijë banorë në vitin 2014, Zvicra është në ballë të vendeve evropiane të imigracionit, edhe përpara Gjermanisë (11), Britanisë së Madhe (9.8), Spanjës (6.6) dhe Francës (5.1).
Përqindja e shtetasve të huaj dhe origjina e tyre varion shumë nga rajoni në rajon, siç tregojnë grafikët e mëposhtëm. Nuk është për t’u habitur që njerëzit nga Italia, Gjermania dhe Franca janë veçanërisht të përqendruar në rajonet gjuhësore të Zvicrës që flasin gjuhën e tyre amtare.
Duhet të theksohet se shtetësia zvicerane nuk jepet automatikisht, shumë të huaj kanë lindur në Zvicër, por kanë mbajtur nënshtetësinë e prindërve të tyre.
Sipas Zyrës Federale për Lidhje të Statistikave të Jashtme (FSO), në vitin 2015 pothuajse 396,000 persona të lindur zviceranë me shtetësi të huaj jetuan këtu. Kjo përbën një të pestën e popullsisë “së huaj” të vendit. Në mesin e të huajve, 44% kanë jetuar përgjithmonë në Zvicër për dhjetë apo më shumë vjet.
Duke përdorur grafikë, swissinfo.ch paraqet një seri mbi emigracionin. Nga flukset migratore mbarëbotërore mbi zhvillimin historik dhe deri në karakteristikat zvicerane në këtë fushë. Çdo javë sjell detaje më të rëndësishme lidhur me këtë temë.
Shikoni grafikonët në linkun në vijim: https://www.swissinfo.ch/ger/einwanderungs-serie-teil1-_wer-sind-die-2-millionen-auslaenderinnen-und-auslaender-in-der-schweiz/42411946
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj













