Kriza në Ukrainë
Kush kujdeset për fëmijët ukrainas?
Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër. Para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin organizatat për fëmijët kërkojnë më shumë mbrojtje e ndihmë psikologjike për fëmijët ukrainas.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që mijëra fëmijë ukrainas të humbasin prindërit në luftë. Sipas të dhënave të organizatës “SOS-Kinderdorf” më shumë se 13.000 fëmijë ukrainas po rriten pa kujdesin prindëror. Organizata kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që zhvillohet në Berlin(11-12.06.) një reformë të zgjeruar të sistemit të përkujdesit për fëmijët si edhe mbrojtjen e posaçme të tyre.
Kurse organizata “Terres des hommes” kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin një mbështetje më të madhe financiare për organizatat që kujdesen për fëmijët në Ukrainë. Konferenca duhet të kujdeset që fëmijët dhe adoloshentët e traumatizuar të marrin ndihmë psiko-sociale, tha koordindatori për Europën, Thomas Berthold, për Shërbimin Evangjelist, epd. Aktualisht ofertat janë të pamjaftueshme, theksoi Berthold.
Arsyet për humbjen e prindërve janë të ndryshme. Drejtuesi i organizatës “SOS Kinderdorf” për fëmijët në Ukrainë, Serhii Lukashov u shpreh se “një pjesë e prindërve kanë rënë në luftë, të tjerë janë të burgosur. Pas dy vjetësh luftë gjithnjë e më shumë familje rrezikojnë të shkatërrohen nën barrën e luftës”. Sipas të dhënave të kësaj organizate, në të ardhmen “shumë, shumë më tepër” fëmijë ukrainas do të kenë nevojë për alternativa të kujdesit, jashtë familjes, citon agjencia e lajmeve kna.
Në Ukrainë është një praktikë e zakonshme që fëmijët të strehohen në jetimore të mëdha anonime. Aty ata rriten në kushte “shumë të këqija”. Organizata “SOS Kindërdorf” kërkon që kujdesi për fëmijët t’u përshtatet standardeve europiane, ku si kriter të shërbejnë të drejtat e fëmijëve.
Që para luftës në Ukrainë, rreth 100.000 fëmijë ukrainas rriteshin në jetimore, 1,3% e popullsisë. Më shumë se 90% e këtyre fëmijëve nuk janë jetimë, sipas Lukashov, por janë sjellë aty për shkak të varfërisë dhe nevojës emergjente ekonomike. “Kjo duhet të ndryshojë. Në vend që të dërgohen fëmijët në jetimore, duhet të mbështeten familjet”. “SOS Kinderdorf” ka ngritur në disa rajone në Ukrainë qendra kujdesi për fëmijët./DW
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












