Bota
Kush prodhon e kush importon kafe më shumë në BE
Shumica e importeve të kafesë në BE vitin e kaluar erdhi nga Brazili – 921 900 tonë, ose 34% e totalit të importeve jashtë BE-së
Prodhimi i kafesë në gjithë BE-në është rritur me 15% në dekadën e fundit, sipas të dhënave të reja të Eurostat.
Çdo qytetar i BE-së konsumoi rreth 5 kg kafe në vitin 2023. Prodhimi i përgjithshëm, duke përfshirë produktet e kafesë të pjekura, dekafeinuara dhe zëvendësuese, arriti në mbi 2 milionë tonë vitin e kaluar, një prodhim me vlerë 13 miliardë euro.
Italia kryesoi, duke prodhuar një të katërtën (25%) të kafesë së BE-së, e ndjekur nga Gjermania (22%), Franca (6%) dhe Holanda (6%), shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
BE gjithashtu importon rreth 2.7 milionë tonë kafe çdo vit, me vlerë 10.6 miliardë euro.
Gjermania blen një të tretën e saj (33%), e ndjekur nga Italia (23%), Belgjika (10%), Spanja (9%) dhe Franca (7%).
Shumica e importeve të kafesë në BE vitin e kaluar erdhi nga Brazili – 921 900 tonë, ose 34% e totalit të importeve jashtë BE-së. Vietnami ishte përgjegjës për 24%, me Uganda që siguronte 8%.
Por, një ligj i ri i BE-së që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2025 mund të ndryshojë në mënyrë drastike këtë pamje, duke i detyruar prodhuesit e kafesë të provojnë se zinxhiri i tyre i furnizimit nuk shkakton shpyllëzim.
Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria franceze, kafeja është një kulturë me një potencial të lartë shpyllëzimi.
“Si importuesi më i madh në botë i kafesë, BE-ja është përgjegjëse për 44% të shpyllëzimit të lidhur me kafenë”, paralajmëron raporti.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it














