Lajme
Kuvendi i Kosovës konstituohet më 21 shkurt
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot ku pritet të caktohet 21 shkurti data e konstituimit të Kuvendit.
Kjo bëhet pas vendimit të PDK-së për t’ia lënë postin e presidentit Behgjet Pacollit të Koalicionit për Kosovë të Re. Burim nga qeveria e Kosovës thonë se seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën më 21 shkurt dhe jo më 24, siç ishte caktuar para pesë ditësh.
“Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, tashmë ua ka dërguar edhe zyrtarisht njoftimin të gjitha partive politike se seanca do të mbahet më 21 shkurt”, raporton KTV-ja.
Mundësinë për ta mbajtur seancën konstituive, tri ditë më herët seç ishte paraparë, e lejon edhe Rregullorja e Punës e Kuvendit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe sekretari i këtij institucioni, Ismet Krasniqi, i cili ka njoftuar se për këtë do të mblidhet kryesia e Kuvendit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











