Kosova
Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet më 2 prill, ditën e enjte.
Sipas njoftimit, në rend dite do të jenë shtatë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare teksa do të fillojnë procedurat për plotësimin e pozitave në institucionet e pavarura, përfshirë Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Radio Televizioni i Kosovës.
“Janë edhe 33 pozita që duhet të plotësohen në 34 institucione të pavarura, e aty hyjnë edhe KPM-ja dhe RTK-ja,” deklaroi ajo, ndërsa ka folur edhe për ekspozitën e fundit që nxiti reagime dhe shprehu keqardhje për situatën e krijuar.
“Në raport për ekspozitën, më lejoni të shpreh keqardhjen tonë për atë që ka ndodhur. Na vjen keq për familjet, palët që janë prekur dhe qytetarët,” tha ajo duke paralajmëruar se Kuvendi do të ndërmarrë hapa për të shmangur raste të tilla në të ardhmen.
“Do të ndërmarrim hapa për ndryshim të rregullores, që të formojmë komisione të posaçme profesionale që vlerësojnë kërkesa të tilla,” u shpreh ajo, transmeton albinfo.ch.
Haxhiu tha se Kuvendi nuk ka qenë organizator i ekspozitës, duke sqaruar rolin e institucionit.
“Dua të ritheksoj se Kuvendi nuk e ka organizuar ekspozitën. Nën patronatin tim është organizuar ekspozita në hollin e Kuvendit më 6 mars, në nder të Epopesë së UÇK-së,” deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












