Lajme
Kuvendi miraton ligjin, Kuçi jep dorëheqjen, Thaçi riprocedon ligjin
Pas vendimit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës për miratimin e Kodit Penal pa i hequr dy nenet famoze që cenojnë lirinë e medieve, zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, ashtu siç kishte premtuar, ka ofruar dorëheqjen.
Në një konferencë shtypi, Kuçi ka thënë veç tjerash: “I kam ofruar dorëheqjen kryeministrit nga pozita e anëtarit të Qeverisë së Kosovës. Këtë e bëj pasi besoj se fjala e dhënë, morali i përcaktuar nga vetë unë dhe pa u shtyrë nga askush tjetër, duhet të mbahet dhe mendoj që në këtë vend duhet të punohet për lirinë e shprehjes së medieve”.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shqyrtuar dorëheqjen e Kuçit dhe ka hapur riprocedimin e Kodit Penal për në Kuvend pa nenet 37, 38 madje edhe atë 39.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, Thaçi ka deklaruar se ndjehet i turpëruar nga vendimi i Kuvendit për votimin e Kodit Penal.
“Befasisht, sot Kuvendi i Kosovës mori vendim sa i përket Kodit Penal, për çka ndjehem edhe i turpëruar, vendim i cili u votua edhe nga deputetët e PDK-së. Por, si kryeministër, asnjëherë nuk do të pajtohem me ligje që mbyllin fjalën e lirë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.
Kryeministri ka paralajmëruar se Kodi Penal do të ri-procedohet sërish në Kuvend pa nenet 37.38 dhe 39.
“Do të procedoj ligjin pa nenet 37, 38 dhe 39. Dhe, ajo çfarë është votuar sot në Kuvendin e Kosovë është turp. Veprimi i zotit Kuçi është leksion për gjithë spektrin politik”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Miratimin e ligjit të lartpërmendur e kanë kritikuar edhe presidentja Jahjaga dhe përfaqësuesi i BE-së, Zhbogar. Asociacoonet e gazetarëve po ashtu kanë reaguar kundër miratimit të këtij ligji që, sipas tyre diskriminon gazetarët.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












