Lajme
Kuvendi mund ta rrëzojë qeverinë
LDK, Vetëvendosje dhe AAK kanë paralajmëruan se do të rrëzojnë qeverinë e sapozgjedhur të koalicionit qeverisës PDK, AKR dhe minoritetet.
Dilemat rreth legjitimitetit të zgjedhjeve që prodhuan këtë koalicion dhe problemet e fundit me zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë janë aspektet e para me të cilat do të shërbehen LDK-ja, Vetëvendosje dhe AAK kundër Qeverisë.
Ndryshe nga vendet e rajonit, kur opozita aplikon edhe bojkotin e Kuvendit, si formë e presionit, tash për tash tri partitë në Kosovë nuk do ta ndjekin një rrugë të tillë.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk do ta mbështesë iniciativën e LDK-së për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, më 22 shkurt. Krasniqi ka thënë se nuk do ta kundërshtojë një iniciativë e tillë të finalizohet.
Po ashtu Krasniqi ka mohuar deklaratat e Pacollit se ai është bashkëfajtor për shkeljen e Kushtetutës. Ai atha se si Kryesia e Kuvendit e ka kryer punën siç duhet dhe se vendosja e karriges së presidentit në Kuvend, ashtu siç është kërkuar, i takon mentalitetit të së kaluarës. Kryeparlamentari tha se nuk mund të përcaktojë nëse është shkelur Kushtetuta dhe këtë, sipas tij, do ta vendos Gjykata Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











