Lajme
Kuvendi, rezolutë për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë
Rezoluta përmban 8 pika ku shprehen përkushtimi dhe obligimet që marrin institucionet në përmbylljen e procesit
Në seancën parlamentare që do të mbajë të martën Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të miratojë një Rezolutë për Përmbylljen e Pavarësisë së Mbikëqyrur. Ajo përmban 8 pika ku shprehen përkushtimi dhe obligimet që marrin institucionet në përmbylljen e këtij procesi.
Në vazhdim draftrezoluta të cilën e ka siguruar kosovaonline dhe e ka plasuar në rrjet.
1. Duke njohur përparimin që Kosova ka bërë në vitet që nga Shpallja e Pavarësisë dhe përparimin që do të vazhdojë ta bëjë;
2. Duke mirëpritur vendimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për të synuar përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur gjatë vitit 2012;
3. Krenarë në besimin se Kosova është e gatshme të pranojë vendin e vet të drejtë në mesin e vendeve të pavarura të botës;
4. Të përkushtuar ndaj përmbushjes të të gjitha obligimeve që kontribuojnë në përmbylljen e fazës së pavarësisë së mbikëqyrur, përfshirë përfshirjen e parimeve kyçe të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit në Kushtetutë dhe në legjislacionin e Republikës së Kosovës;5. Të vetëdijshëm se Kosova gjithmonë ka arritur përparimin më të madh drejt synimeve kombëtare kur populli, forcat politike dhe udhëheqësit janë bashkuar;
6. I zoton solemnisht përkrahjen dhe përkushtimin e vet të plotë arritjes së shpejtë, të tërësishme dhe të suksesshme të këtij synimi kombëtar, posaçërisht kalimit me kohë të të gjitha amendamenteve kushtetuese dhe legjislacionit tjetër të nevojshëm për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur;
7. Fton Qeverinë e Republikës së Kosovës, në konsultim të ngushtë me udhëheqësit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, anëtarët e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Ndërkombëtar Civil, me prioritet të përgatitë dhe miratojë legjislacionin i cili është i nevojshëm për të për kompletuar zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës, si dhe të përgatisë të gjitha amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislacionin shtesë dhe t’ia paraqesë këto Kuvendit jo më vonë së katër javë nga data e kësaj rezolute.
8. Në mbështetje të nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, autorizon Komisionin e tashëm ad hoc për Reformën Kushtetuese që të përgatisë amendamentet kushtetuese për miratim nga Gjykata Kushtetuese si dhe të përgatisë amendamentet kushtetuese dhe amendamentet legjislative për miratim përfundimtar nga Kuvendi i Kosovës. (Kosovaonline&albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












