Lajme
Kuvendi “shkel” Jahjagën, miraton mbikëqyrjen
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten ndryshimin dhe plotësimin e 21 ligjeve me të cilët i jepet fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka refuzuar kërkesën e Presidentes për heqjen e nenit 37, 38 dhe 39 nga Kodi Penal i Kosovës, që lidhen me çështjen medieve. Ndryshimet dhe plotësimet në këto 21 ligje është aprovuar në parim, me një projektligj të vetëm, i cili pritet të fuqizohet në shtator, kur edhe përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë. Ky projektligj është kundërshtuar nga ligjvënësit e Vetëvendosjes, të cilët konsiderojnë se mbikëqyrja nuk është reale, por kamuflim. Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë është përcaktuar me Planin Ahtiusari dhe është bërë në korrnim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ndërsa me miratimin e këtyre ligjeve, ai tha se mbikëqyrja merr fund.
Miratohet Kodi Penal i Kosovës me tri nenet kontroverse
Ndërsa në vazhdim ligjvënësit e votuan edhe Kodin Penal të Kosovës, respektivisht tri nenet kontroverse të cilat lidhen me mediet, të cilat i ka kthyer mbrapa presidentja Jahjaga, pasi që ka konsideruar se ato shkelin të drejtën e informimit të lirë. Për heqjen e këtyre neneve votuan 59 deputetë, 4 ishin kundër, ndërsa 5 ligjvënës abstenuan. Kjo nuk mjaftoi që nenet të hiqen, sepse për ndryshimin e Kodit Penal duhet të jenë për, së paku gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bije 61 deputetë. Kundër heqjes së këtyre tri neneve kryesisht deklaruan deputetët e partisë më të madhe parlamentare-PDK-së, të cilit fillimisht kërkuan që nenet të modifikohen. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është ndier më së keqi në këtë mes, sepse ka premtuar që nëse nenet nuk hiqen nga Kodi Penal, ai jep dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë Vetë ministra e Kuçit ka qenë sponsor i këtij Kodi. Kuçi në seancë kërkoi që të hiqen nenet, por disa nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së nuk e dëgjuan, dolën jashtë seancës, në bufenë e Kuvendit.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












