SAJV/CSAJ
Newsletter
Rinia e Ballkanit sjellë më afër komunitetet
Konferenca e parë e Balkan Club u mbajt në 12 - 14 shkurt 2016 në Nish (Serbi). Balkan Club është një rrjet i organizatave rinore në Ballkan, Moldavi dhe Zvicër, e cili synon të zhvillojë mirëkuptimin ndërkulturor nëpërmjet projekteve të përbashkëta, shkëmbimeve rinore dhe shkëmbimit të informacioneve. Rrjeti përfshin 32 organizata nga 8 vende të ndryshme.
Në 12 shkurt 2016, Emida Xhani, një e re shqiptare me banim në Tiranë ndodhet në studion televizive të emisionit « Danas » të TV Zona Plus, një kanal lokal serb. Pranë saj, Aleksandar Brzakovic një i ri serb që banon në Nish, organizator i Konferencës së parë të Balkan Club. Emida dhe Aleksandëri përfaqësojnë një të ardhme optimiste dhe të përkushtuar të të rinjve në Ballkan dhe të marrëdhënjeve mes komuniteteve dhe popujve në rajon.
Aleksandëri punon në Qendrën për Zhvillimin e Burimeve Civile, një OJQ lokale. Ai na shpjegon arsyen e pranisë së tij: bashkë me Sophie Neuhaus, nga Këshilli Zviceran për Aktivitetet Rinore, organizojnë një konferencë për krijimin e rrjetit të të rinjve. Balkan Club synon të përmirësojë mirëkuptimin ndërkulturor në rajon. Ky rrjet duhet të bashkoj me organizatat rinore nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Zvicra. Konferenca financohet nga Projet Est, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga CSAJ.
Bashkëpunimet dhe takimet
Edhe pse të rinj, shumica e pjesëmarrësve në konferencë janë të prekur nga konfliktet e viteve ’90 në Ballkan. Por, në studion e “Danas”, mesazhi është i qartë. Kur prezantuesi e pyet Emidën nëse është e mundur të ndryshohet rrjedha e ngjarjeve politike në Ballkan, ajo nuk heziton asnjë moment : « Po, sigurisht që është e mundur! Nëqoftëse […] ata që punojnë në projekte të tilla kanë për qëllim të bashkëpunojnë ».
Pjesëmarrësit e kësaj konference përfaqësojnë minoritetet kombëtare por edhe minoritetet. Ata i kanë përjetuar konfliktet dhe i kanë dëgjuar në kënde të ndryshme. Emida thotë : « natyrisht që ne kemi dallimet tona, në histori për shembull, por […] kam takuar shumë të rinj të Ballkanit, ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta! Ne kemi të njëjtën dëshirë [të pajtimit], mendoj se ndajmë të njëjtën kulturë. Ne […] bëjmë të njëjtat aktivitete si të rinj ».
Roli i të rinjve
Rinia e Ballkanit është e përgatitur për të filluar procesin e pajtimit, si e shpjegon edhe Emida: «Si të rinj, ne kemi ide, energji dhe potencial për ti bërë gjërat mirë. Nuk duhet të mbërthehemi pas të kaluarës. Duhet të shkojmë përpara. Ne mundemi të kryjmë vepra të mëdhaja ».
Dy ditë pas shfaqjes të këtij emisioni, në 14 shkurt 2016, 32 organizata rinore nënshkruan akordin e marrëveshjes Balkan Club. Organizatat u angazhuan për të ndjekur qëllimin e tyre përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimeve rinore dhe shkëmbimit të informacioneve.
Konferenca e parë e Balkan Club në Nish ka tërhequr vëmendjen e mediave lokale. Kjo nismë ka gjeneruar shumë eksitim nga ana e pjesëmarrësve të cilët tashmë kanë më shumë ide për bashkëpunim rajonal, veçanërisht në fushën e mediave dhe të kulturës.
Të tjera nga Newsletter
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar

















