Kosova
Lajçaku në Serbi diskutoi për zbatimin e Marrëveshjes Bazë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ai njoftoi se u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve.
“Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t’u përgatitur për takimin e kësaj jave mes kryenegociatorëve… Diskutova për rrugën para në dialog dhe nevojën e hapave të radhës për implementimin e Marrëveshjes, në rrugën për normalizim”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog” dhe “për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe është rënë dakord”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro... -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












