Lajme
Lajm i keq për Shaqirin
Konfirmohet se Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Liverpoolit për ndeshjen e radhës
Klubi ka konfirmuar se Shaqiri do t’u mungojë të kuqve në përballjen me MK Dons në kuadër të Carabao Cup, transmeton Insporti, përcjell albinfo.ch.
Ky takim do të zhvillohet nesër (e mërkurë), ndërsa Shaqiri nuk do të jetë me skuadrën shkaku i lëndimit.
Shqiptari që luan për Zvicrën, e pësoi një lëndim të lehtë të hënën në seancën e fundit stërvitore në Melwood, derisa tani po mbikëqyret nga stafi mjekësor.
“Dje gjatë fundit të stërvitjeve, Shaqiri ndjeu një shtrëngim në muskulin e pjesës së prapme të këmbës”, tha ndihmës-trajneri Pepijn Lijnders për faqen zyrtare, Liverpoolfc.com
“Ai nuk mundi të vazhdojë dhe një skanim tregoi se ai kishte një çarje të vogël në pulpë. Duhet të presim disa ditë, por ai sigurt s’do të jetë i gatshëm për lojë nesër. Atij i duhet pushim, andaj nuk duhet të jetë i përfshirë”, tha ai.
Carabao Cup ka mundur të jetë skena ku Shaqiri do të startonte për Liverpoolin, pasi këtë sezon nuk e ka startuar asnjë ndeshje me të kuqtë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane Edhe pse numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon të rritet globalisht, në disa vende... -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026














