Sport
Lazio e mban Berishën
Portieri i Kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se do të qëndrojë vetëm nëse është titullar
Klubi i Lazios dhe trajneri i ri i sapo emëruar, Marcelo Bielsa nuk kërkon largimin e Etrit Berishës i cili shihet si zëvendësuesi ideal i titullarit Frederico Marcheti. Kjo duket se është justifikuar mese miri pas paraqitjes së shkëlqyer në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Klubi kryeqytetas nuk është dakord që Berisha të largohet dhe po shohin mundësinë e arritjes së negociatave, duke i premtuar vendin e titullarit, raportojnë mediat italiane.
Presidenti Claudio Lotito ka biseduar ditët e fundit me Berishën dhe po mendon të shesë Frederico Marchetti. Sakaq, Berisha ka bërë me dije që do të qëndrojë tek Lazio vetëm nëse luan si titullar pasi në të kundërt largohet.
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, mesatarja e jetëgjatësisë në Zvicër është 84.2 vjet,... -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve











