Kosova
LDK-ja refuzon ftesën e Kurtit për takim: Keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përgjigje të ftesës për takim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia ka kthyer letrën.
Përmes letrës, Abdixhiku ka thënë se e konsideron si të vonuar iniciativën, që pas tre vjetësh e gjysmë në pushtet të tentojë të gjejë klimë bashkëpunimi, kur sipas tij, vetë Kurti ka shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit.
“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonua tani që, pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike të tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesit madhore të Republikës, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie më bashkëpunim reciprok. Ndërsa, për votimet e marrëveshje ndërkombëtare LDK-ja i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do të vazhdojë t’i votojë, siç dhe ka vepruar deri më tani”, thuhet në letrën e Abdixhikut./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara Rafinaria Varo Energy në Cressier prodhon benzinë, dizel, kerosen dhe naftë për ngrohje, duke përbërë pothuajse... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës













