Lajme
Lehtësira për biznes, ejani në Kosovë
Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se Unioni i Bizneseve të Diasporës është faktor i rëndësishëm për të ardhmen e kombit
Qeveria e Kosovës ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Diasporës, për krijimin e një mekanizmi ndër-qeveritar për lehtësimin e të bërit biznes për ndërmarrësit nga diaspora. Kështu ka deklaruar ministri Valon Murati gjatë vizitës së tij me diasporën kosovare në Finlandë.
Ministri i Diasporës, mori pjesë edhe në Forumin e Unionit të Bizneseve Shqiptare në Finlandë i cili u mbajt në komunën e Espos. Gjatë këtij takimi ai shprehu kënaqësinë për mënyrën e organizimit të bizneseve shqiptare në Finlandë përmes UBSH-së dhe u premtoi përkrahje dhe partneritet të vazhdueshëm.
“Potenciali i juaj është faktor i rëndësishëm për të ardhmen e kombit”, tha Ministri Murati, i cili gjithashtu foli për bashkëpunimin me dikasteret tjera qeveritare ku bëri të njohur edhe propozimin e tij për krijimin e një mekanizmit ndër-qeveritar për lehtësimin e të bërit biznes për ndërmarrësit nga diaspora.
Siç u tha në një komunikatë për media, gjatë këtij takimi u prezantua funksionimi i Unioneve të Biznesit Shqiptar në vendet e ndryshme të botës si dhe Unionit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë ndërsa u anëtarësuan edhe 20 biznese të reja në UBSH Finlandë si dhe u prezantuan projekte të ndryshme në interesin te tyre.
UBSH – Finlandë udhëhiqet nga kryesia 8 me anëtarë dhe kryetari Omer Nura. “Themelimi i Unioneve te Biznesit në Diasporë është inicuar nga Ministria e Diasporës me qëllimin e rrjetëzimit të bizneseve shqiptare në botë ku do të realizohet qarkullim i biznesit ndërmjet bizneseve shqiptare dhe investimi në projekte të ndryshme në atdhe”, thuhet në njoftimin MeD.
Deri më tani janë themeluar 17 rrjete të Biznesit në Diasporë, përfshirë vendet Evropiane si dhe ne SHBA dhe Australi.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar











