Shkurt.ch
Leja për xhami është marrë por punimet askund
Punimet për xhaminë shqiptare të Grenchenit nuk mund të fillojnë pa ardhur dëshmia me shkrim nga një bankë zvicerane për sigurimin e financimit. Leja ndërtimore për Qendrën Shqiptare Islamike” në Grenchen është e plotëfuqishme, kontesti gjyqësor lidhur me gjoja mashtrimin – i tejkaluar dhe skandali me gjakun e derrave në truallin e xhamisë, i takon […]
Punimet për xhaminë shqiptare të Grenchenit nuk mund të fillojnë pa ardhur dëshmia me shkrim nga një bankë zvicerane për sigurimin e financimit.
Leja ndërtimore për Qendrën Shqiptare Islamike” në Grenchen është e plotëfuqishme, kontesti gjyqësor lidhur me gjoja mashtrimin – i tejkaluar dhe skandali me gjakun e derrave në truallin e xhamisë, i takon të kaluarës. Por, megjithë këtë, iniciatorët për ngritjen e xhamisë nuk ndjehen të gjallë. Drejtoria për ndërtim në komunën Grenchen është duke pritur dëshminë se paratë për ndërtim janë të siguruara, ka thënë një përgjegjës i drejtorisë.
Të pyetur nëse kanë probleme me financimin, iniciatorët përgjigjen me një jo të vendosur. Por ajo që mbetet e sigurt është se punimet nuk munden të fillojnë pa ardhur dëshmia me shkrim nga një bankë zvicerane për sigurimin e financimit. Këtë qëndrim komuna e mbron në mënyrë konsekuente për shkak se dëshiron të evitojë lindjen e një gërmadhe (një ndërtese që nuk përfundohet), shkruan veç tjerash gazeta “Grenchner tagblatt”.
Trualli i xhamisë së Grenchenit fillimisht ishte bërë i njohur për faktin se ai i takonte një aktivisti të SVP-UDC-së së këtij regjioni. Ai e kishte kundërshtuar ndërtimin e xhamisë në ish truallin e tij, të cilin ai ia kishte shitur një garazhisti shqiptar, i cili, sipas tij, e kishte mashtruar, duke ia fshehur qëllimin për ndërtimin e xhamisë.
Më vonë, nga fundi i vitit të kaluar, në po këtë truall ishin gjetur të groposura dy koka të derrit dhe gjak derrash. Ky veprim ishte interpretuar si synim për të larguar iniciatorët nga ndërtimi i xhamisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











