Shkurt.ch
Lënia e hershme e duhanit, shans për jetë të gjatë
Gratë duhanpirëse mund të jetojnë dukshëm më gjatë në rast se e braktisin me kohë pirjen e duhanit.
Në rast se ato e lënë duhanin para se të mbushin 40 vjet, rreziku i tyre për të vdekur nga ndonjë sëmundje që vjen si pasojë e duhanit zvogëlohet për 90 për qind. Ndërsa ato gra që e lënë duhanin në moshën 30 vjeçare, reduktojnë këtë rrezik madje për 97%, shkruan revista profesionale britanike “The Lancet”.
“Më shumë se gjysma e grave që tymosin duhan vdesin nga një sëmundje e lidhur me këtë. Për këtë arsye, sa më herët që të hiqet dorë nga duhani, aq më mirë”, ka thënë udhëheqësi i studimit, prof. Richardo Peto nga universiteti i Oksfordit.
Faktori kryesor i rrezikut për vdekje nga duhani është numri i viteve të konsumimit të duhanit dhe jo numri i cigareve të pira në ditë. “Shumë më e rrezikshme është të kesh pirë për 40 vjet nga 10 cigare në ditë se sa për 20 vjet nga 20 cigare në ditë”, thuhet më tutje në studim.
Gratë që vazhdojnë të tymosin duhanin edhe në moshë të shtyrë rrezikojnë dukshëm më shumë. Dy e treta e numrit të vdekjeve të duhanpirëseve të moshës 50 deri në 79 vjeçare vjen si pasojë e pirjes së duhanit. Duhanpirësit në përgjithësi humbasin së paku dhjetë vjet jete, shkruan “The Lancet”.
Ky studim ka shfrytëzuar të dhënat e më shumë se 1 milion qytetarëve britanikë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










