Shkurt.ch
Leuthard paralajmëron rritje çmimesh të karburanteve
Autmjetet sot shpenzojnë shumë më pak karburante dhe për këtë arsye kanë rënë të ardhurat nga taksat e karburantit
Ministrja e komunikacionit, Doris Leuthard në një intervistë dhënë gazetave “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin” ka sinjalizuar mundësinë e rritjes së çmimit të karburanteve. Në të ardhmen Zvicrës do t`i duhet të investojë 1 deri 1.3 miliard franga në vit më shumë për rrugët se sa aktualisht. Për këtë arsye nevojitet ngritja e taksës për vajrat minerale. Çmimi i tyre nuk është përshtatur me ngritjen e çmimeve të produketeve tjera që nga viti 1974, ka thënë Leuthard. Veç kësaj, automjetet sot shpenzojnë shumë më pak karburante dhe për këtë arsye kanë rënë të ardhurat nga taksat e karburantit. Ndërkohë, nga viti 1990 e deri më tash shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve janë rritur për më shumë se dyfish.
Për këtë arsye, Zvicra po humb para për të cilat ka nevojë shumë. “Duke shikuar nga aspekti i të kontributeve që paguan për shtetin, vozitësit sot paguajnë shumë më pak se më parë. Për këtë arsye ne nuk mund të mbulojmë koston e rrugëve, ka thënë ministrja.
Për lartësinë e taksës së vajrave minerale qeveria do të vendosë më vonë. Ngritja e fundit, në vitin 1974 ka qenë 36 rapë. Por sipas ministres, ngritja e ardhshme do të jetë dukshëm më e vogël.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara













