CH-Ballkani
Lëvizja BESA shkarkon kryetarin Kasami
Përçarje e kanë kapluar edhe partinë BESA në Maqedoni. Kryesia e kësaj partia ka shkarkuar nga detyra kryetarin Bilall Kasami me arsyen e rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet lokale në Maqedoni të zhvilluar pak muaj më parë.
“Në mbledhjen e Këshillit Qendror ishin shumica e anëtarëve, 64 nga gjithsej 108 anëtarë. Këtu ishin edhe tre deputetë të Lëvizjes BESA si dhe nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Në këtë mbledhje, mes tjerash u diskutua edhe për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet lokale, përgjegjësia për bllokimin dymujor të organeve të partisë nga kryetari por edhe shkelja e statutit të Lëvizjes BESA nga ai. Për këto arsye sot Këshilli Qendror, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin e Bilall Kasamit nga detyra e kryetarit të partisë. Për këtë do të njoftohen edhe organet e drejtësisë”, ka deklaruar Orhan Murtezani.
Siç njoftoi Murtezani, Nexhbedin Kahremani do të bart edhe postin ushtrues detyre të kryetarit të Lëvizjes BESA. Kongresi i partisë së Lëvizjes BESA do të mbahet më 24 shkurt të 2018-s.
Në zgjedhjet e përgjithshme Lëvizja BESA u radhit si subjekti i dytë politik shqiptar në Maqedoni pas BDI-së së Ali Ahmetit, duke siguruar pesë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. Por, në zgjedhjet lokale të tetorit, Kjo parti zhgënjeu duke humbur gati të gjitha komunat shqiptare, përfshirë këtu edhe Gostivarin nga vete Kasami.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale












