Shkurt.ch
Levrat dhe Landolt sulmojnë bankën Credit Suisse
Ai ka drejtuar kritika ndaj shefave të mëdhenj të CS, duke kërkuar madje dorëheqjen e Urs Rohner, Brady Dougan dhe Romeo Cerutti
Banka e madhe zvicerane Credit Suisse ka kohë që sulmohet. Sulemt më të shumta viteve të fundit asaj i kanë ardhur nga SHBA dhe kanë pasur të bëjnë me evazionin fiskal që pretendohet se ajo sikur edhe banka të tjera të Zvicrës, u ka mundësuar kursimtarëve amerikanë.
Por sulmi më i fundit kësaj banke i vjen nga “brenda”, gjegjësisht nga kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Christian Levrat. Ai ka drejtuar kritika ndaj shefave të mëdhenj të CS, duke kërkuar madje dorëheqjen e kryetarit të Bordit Administrativ Urs Rohner, kryemenaxherit Brady Dougan dhe shefit për çështje juridike, Romeo Cerutti.
“Ata duhet të dorëhiqen pasi që përbëjnë ngarkesë për bankën. Madje ka qenë befasi përse ata nuk e kanë bërë këtë të premten, në asamblenë e përgjithshme. Kjo do të ishte shprehje përgjegjësie ndaj interesave të banjës dhe ndaj Zvicrës”, ka thënë Levrat për “NZZ am Sonntag”.
Sipas Levrat Credit Suisse po përpiqet të manipulojë nën mbrojtjen e shtetit.
Është interesante se kryetari i SP/PS-së me këtë rast ka marrë përkrahje edhe nga e djathta. Kryetari BDP-së,Martin Landolt thotë se njerëzit e njëjtë, që edhe më parë kanë bartur përgjegjësi, me siguri nuk do të mund t`i zgjidhin problemet nga e kaluara.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













