Shkurt.ch
Levrat: T`i ndalohet hyrja në Zvicër kryeministrit hungarez, Orban
Ndalimi i hyrjes së Orbanit në Zvicër dhe bllokimi i pagesës së fondit të kohezionit që bën Zvicra për Hungarinë, janë disa nga masat që propozon Levrat
Qëndrimi i ngurtë i Hungarisë zyrtare ndaj refugjatëve ka ngjallur reagime në shumë qarqe në perëndim. Shumica e dënojnë sjelljen e qeverisë së Viktor Orbanit për ngritjen e gardhit prej telave me gjemba përgjatë tërë kufirit me Serbinë për ndalimin e hyrjes së refugjatëve në Hungari.
Deklarimi i fundit i kryeministrit hungarez kundër pranimit të refugjatëve me pretekstin se ata janë myslimanë dhe rrezikojnë substancën e krishterë të vendit të tij ka shkaktuar reaksion edhe më të madh, gjithandej, edhe në Zvicër.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Christian Levrat me këtë rast ka kërkuar qëndrim refuzues të shtetit të Zvicrës ndaj Hungarisë. Ndalimi i hyrjes së Orbanit në Zvicër dhe bllokimi i pagesës së fondit të kohezionit që bën Zvicra për Hungarinë, janë disa nga masat që propozon Levrat.
“Për sa kohë që Orban nuk u përmbahet të drejtave të njeriut, Zvicra duhet që paratë për Hungarinë t`i paguajë në një konto të bllokuar”, ka thënë Christian Levrat në një intervistë dhënë gazetës “SonntagsBlick”. Në vend se t`i jepen shtetit hungarez këto para duhet t`i jepen organizatave që bëjnë sigurimin e rrugëve të refugjatëve. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për kaosin e refugjatëve në Ballkan bie mbi Hungarinë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026












