Lajme
Liberalizimi mund të shfrytëzohet për të braktisur Kosovën
Liberalizimi i vizave, thonë të rinjtë e Kosovës, është mundësi e mirë për ta lëshuar Kosovën në kërkim të një jete ndryshe
Pak qytetarë të Kosovës do ta shfrytëzonin liberalizimin e vizave për qëllime turistike apo të tjera, por shumica prej tyre do të kërkonin një jetë më ndryshe sesa ajo në Kosovë, shkruan “Evropa e Lirë”.
Të rinj dhe të paperspektivë, konsiderojnë se e ardhmja e tyre nuk mund të shihet në vendin e lindjes. Liberalizimi i vizave, thonë të rinjtë e Kosovës, është mundësi e mirë për ta lëshuar Kosovën në kërkim të një jete ndryshe, përcjell albinfo.ch.
Dhjetëra mijëra qytetarë u larguan nga Kosova në fillim vitin e kaluar, duke shfrytëzuar kalimet ilegale përmes Serbisë drejt vendeve të BE-së. Shumica syresh thanë se paperspektiva në vend dhe pamundësia për të gjetur punë i bën që të emigrojnë.
Kosova llogaritet të jetë një ndër vendet më të izoluara në Evropë dhe për t’u mundësuar qytetarëve të saj lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së, ajo duhet të përmbushë edhe dy kriteret e mbetura; ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë përmes rezultateve konkrete luftën kundër korrupsionit.
Heqja e vizave nga Bashkimi Evropian, thonë ekspertët, mund të keqpërdoret nga qytetarë të Kosovës për të qëndruar në vendet e BE-së. Ata përmendin eksperiencat e shteteve tjera që kishin në fillim të zbatimit të këtij procesi, të cilat kanë dëshmuar se ka pasur fluks të emigrimit.
Liberalizimi i vizave, në asnjë rast, nuk mundëson punësim apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen. Udhëtimin pa viza mund ta bëjë çdo qytetar, shtetas i Republikës së Kosovës, që posedon pasaportë biometrike.
I gjithë dëshpërimi dhe zhgënjimi i qytetarëve të Kosovës vie si pasojë e pritjeve të mëdha të tyre për përmirësim të kushteve ekonomike, që pas shpalljes së pavarësisë, thonë sociologët.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












