Lajme
Libra dhe mjete shkollore për shkollat shqipe në Londër
Ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë qëndrimit në Londër vizitoi shkollat shqipe "Ardhmëria" dhe "Kosova". Ai i u premtoi nxënësve dhe mësimdhënësve libra dhe mjeteve shkollore
Autoritet e Kosovës në bashkëpunim me ato të Shqipërisë shumë shpejt do t’i dërgojnë në Londër një sasi librash dhe mjetesh shkollore për t’i konsoliduar shkollat shqipe me mjetet pedagogjike. Kështu ka premtuar ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati në kuadër të vizitave të tij me rastin e 28 Nëntorit në Britani të Madhe.
Ministri Murati gjatë qëndrimit në Angli, vizitoi edhe bashkatdhetarët shqiptar në Londër ku, në kuadër të projektit të Ministrisë së Diasporës “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”, u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore si shfaqja e tre filmave të metrazhit të shkurtër: “117”, “Shok” dhe “Kanarinat e dinë”; shfaqja teatrale “Sikur kjo të ishte shfaqje”; koncerti i këngëtares Elina Duni dhe ekspozita e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berisha, me titull “Albanian Beauty”.
Sipas një njoftimit të MeD-it, këto aktivitete u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, të cilët u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të ministrisë.
Ministri Murati, në Londër vizitoi edhe disa biznese të suksesshme të diasporës shqiptare si “Queens Arms”, “Focus Group” dhe “My Place”, me të cilët bisedoi për sfidat që kanë në aktivitetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me atdheun.
Gjithashtu, Murati, në Londër vizitoi shkollat shqipe “Ardhmëria” dhe “Kosova”, dhe u takua me drejtuesit e tyre, mësueset si dhe e përcolli nga afër rrjedhën e një pjese të procesit mësimor. Në këto takime, ministri bisedoi edhe për sfidat e shumta të mësimit shqip në diasporë.
U trajtuan çështjet në të cilat është duke u punuar së bashku edhe me shtetin shqiptar, sidomos në fushën e kurrikulave të përbashkëta, standardeve të mësimdhënies dhe licencimit të mësuesve dhe nxënësve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











