Lajme
Liderët evropianë dënojnë sulmin në Graz
Një valë solidariteti dhe ngushëllimesh ka ardhur nga mbarë Evropa pas sulmit të rëndë që ndodhi në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, ku raportohet se kanë humbur jetën të paktën 10 persona. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të menjëhershme nga liderët evropianë, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se është i “tmerruar nga lajmi për të shtënat në shkollën në Graz”, duke e quajtur këtë akt “të pakuptimtë” në një vend ku fëmijët duhet të ndihen të sigurt. “Mendimet e mia në këtë moment të vështirë janë me familjet dhe miqtë e viktimave,” shtoi ai.
Kancelari gjerman Friedrich Merz shkroi: “Lajme të tmerrshme nga Grazi. Mendimet tona janë me miqtë dhe fqinjët tanë austriakë.” Edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes zëdhënësit të tij, u shpreh: “Mendimet tona janë me secilin të prekur dhe me popullin e Austrisë.”
Ngushëllime të ngjashme erdhën edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili tha: “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave”, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri çek, Petr Fiala, e cilësoi ngjarjen si “tragjike dhe jashtëzakonisht të dhimbshme”. “Është tronditëse kur ndodh diçka e tillë veçanërisht në një vend që synon të simbolizojë sigurinë”, tha ai, duke shtuar se ngushëllimet e tij të sinqerta shkojnë për të gjithë të dashurit e viktimave.
Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u bashkua me mesazhet e solidaritetit: “Shkollat duhet të jenë fenerë të të mësuarit dhe shpresës, ku çdo fëmijë ndihet i sigurt. I shpreh ngushëllimet tona të përzemërta popullit të Austrisë.”
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij sulmi vazhdojnë, ndërkohë që autoritetet austriake kanë shtuar masat e sigurisë në institucionet arsimore në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?












