Lajme
Liderët në Maqedoni merren vesh për Qeveri kalimtare
Në qeveri do të jenë dy partnerët e koalicionit VMRO e kryeministrit Nikolla Gruevski, BDI e Ali Ahmetit, si dhe dy partitë opozitare, LSDM e Zoran Zaevit dhe PDSH e Menduh Thaçit
Katër partitë më të mëdha politike në Maqedoni, dy maqedonase dhe dy shqiptare, janë marrë vesh për themelimin e një qeveria kalimtare deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuar për 24 prill 2016. Në qeveri do të jenë, dy partnerët e koalicionit VMRO e kryeministrit Nikolla Gruevski, BDI e Ali Ahmetit, si dhe dy partitë opozitare, LSDM e Zoran Zaevit dhe PDSH e Menduh Thaçit.
Siç raportojnë mediat nga Shkupi, marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e diplomatit belg Peter Van Haut, ndërakq konsiderohet si finalizim i Marrëveshjes së Përzhinës të 2 qershorit. Po ashtu sipas marrëveshjes so sotme, ministër i ri i Punëve të Brendshme do të Oliver Spasovski, ndërsa ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale do të jetë Frosina Remenska. Këta dy janë zgjedhur me rekomandimin e Socialdemokratëve opozitarë (SDSM) të Zoran Zaevit.
Krijimi i qeverisë kalimtare dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit të ardhshëm janë mënyra për të tejkaluar krizën disamuajshe në Maqedoni.
Liderët e katër partive politike – VMRO, BDI, LSDM dhe PDSH – janë dakorduar për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në korrik të këtij viti, me të cilën tentohet të zgjidhet kriza e krijuar pas publikimit të incizimeve nga ana e opozitarëve të LSDM-së, që dëshmojnë korrupsionin dhe keqpërdorimet e mëdha nga qeveria e Gruevskit.
Arritja e marrëveshjes për Qeverinë e re është përshëndetur nga të gjitha partitë politike, pjesëmarrëse në bisedimet e mbrëmshme.
“Sonte fitoi Maqedonia. Ky është një fillim i ri për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj. Është arritur marrëveshje e cila nesër duhet të legalizohet në mënyrë formale përmes ligjit për Qeveri. Të mos harrojmë se këtë po e bëjmë për të fituar garanci për qytetarët, që ata të mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre në zgjedhjet e 24 prillit, ku përpos Qeverisë garanci jep edhe opozita”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, raporton AlsatM
Për partitë shqiptare nga ana tjetër e rëndësishme është përmbyllja e krizës. BDI-ja konsideron se të gjithë kanë dalë fitues nga kjo marrëveshje, ndërsa PDSH-ja nuk është e bindur se do të zbatohet.
“Të gjitha partitë politike kanë marrëveshje për realizimin e marrëveshjes së 2 qershorit për të gjitha dallimet që kanë ekzistuar sot i kemi unifikuar deri edhe në marrëveshje për ministrat e ri, zëvendësit e ri. Mbetet që nesër të lektorohen materialet. U bë mirë për Maqedonia për të gjithë qytetarët, sigurisht që askush nuk është triumfues, të gjithë kanë fituar, nuk ka as humbës dhe jam i bindur që kemi bërë një punë të mirë”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndërkaq Imer Aliu nga PDSH tha se partia e tij vazhdon të jetë e vetmja opozitare në këtë shtet. “Ne nuk kemi besim se kjo marrëveshje do të realizohet mirëpo përgjegjësia ngelet tek ata që janë pjesë e bisedimeve sa i përket çështjes së Qeverisë”, theksoi Aliu.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës Zvicra mund të përballet me një rol të ri në logjistikën evropiane: atë të një qendre... -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve











