Lajme
Lidhet Prishtina me Bernën
Pas Cyrihut, Gjenevës dhe Baselit me Kosovën do të lidhet edhe Berna
Kompania e njohur zvicerane “Helvetic Airlines” ka lansuar sot fluturimet në destinacionet Prishtinë-Bernë-Prishtinë, raportojnë mediat në Prishtinë.
Kjo linjë starton për herë të parë, njëkohësisht është edhe kompania e parë që hyn në treg pas marrjes se Aeroportit të Prishtinës me koncension nga koncorsiumi LIMAK –Aeroport de Lyon MAS.
Fillimisht do të ketë vetëm një fluturim në javë Bernë-Prishtinë-Bernë deri më datën 15 qershor, ndërsa pas kësaj date është thënë se varësisht nga tregu, mund të ketë deri në 4 fluturime në javë.
Përfaqësuesja e kompanisë ajrore “Helvetic Airlines”, Nafalie Scheurer, tha se kjo kompani në të ardhmen e afërt do të zgjerojë fluturimet Prishtinë- Bernë, linjë kjo e cila fillimisht do të realizohet çdo të hënë.
Me rastin e lëshimit të linjës së re Prishtinë – Bernë, edhe drejtues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, janë zotuar se do të punojnë në zhvillimin e aeroportit dhe lehtësimin e udhëtimit për të gjithë shtetasit e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.
“Ne do të mundohemi të rrisim fluturimet, gjithashtu të rrisim edhe fluturimet për Bernë dhe Zvicër, dhe mendoj që do të kemi sukses në 20 vitet e ardhshme. Ne do të zhvillojmë këtë aeroport aq sa kemi mundësi dhe besojmë se do t’i rrisim fluturimet në të ardhmen”, theksoi Ferda Yakar, drejtori menaxhues i Aeroportit „Limak Kosovo International”.
Tani, Aeroporti i Prishtinës mbulon të gjitha destinacionet e shtetit zviceran.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











