Lajme
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe interes të madh nga mjekët pjesëmarrës
Në një atmosferë të ngrohët e profesionale në hotelin Marriott në Cyrih, Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër mbajti kuvendin e saj, ku u zgjodh kryetari i ri i organizatës.
Me votat e kuvendit, në krye të Lidhjes u zgjodh: MSc. med. dent. Gazmend Haliti – kryetar
Ndërsa përbërja e re e kryesisë është si vijon:
- Prof. Dr. med. Alban Neziri – nënkryetar
- Dr. med. Flutura Ajvazi – sekretare
- med. dent. Alban Zeqiri – arkatar
- Dr. med. Elda Rama – anëtare
- Prof. Dr. med. Perparim Limani – anëtar
- Dr. med. Naim Mehmeti – anëtar
Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe interes të madh nga mjekët pjesëmarrës. Tema kryesore e simpoziumit ishte:
“Mjeku mes Klinikës, Ekonomisë dhe së Drejtës”
Kjo temë trajtoi realitetin kompleks të profesionit mjekësor në ditët e sotme, duke theksuar sfidat ndërdisiplinore me të cilat përballen profesionistët shëndetësorë; nga praktika klinike, te aspektet ekonomike dhe ato ligjore, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim përvojash, diskutime profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit mes mjekëve shqiptarë në Zvicër.
Kush është kryetari i ri i LMSHZ-së
MSc. med. dent. Gazmend Haliti është stomatolog me përvojë të gjatë profesionale në Zvicër, me ordinancë në St. Gallen. Ai është i specializuar në implantologji orale (M.Sc.) dhe ka avancuar në parodontologji dhe ortodonci. Pas marrjes së ordinancës në vitin 2009, ai e ka modernizuar plotësisht atë me teknologji të avancuar dhe një ekip profesional.
Përveç trajtimit, ai i kushton rëndësi të madhe edukimit të pacientëve, sidomos komunitetit shqiptar, për higjienën orale dhe parandalimin. Angazhimi i tij profesional dhe menaxherial e pozicionon si një figurë të respektuar në fushën e stomatologjisë në Zvicër.
Haliti është në kryesi të LMSHZ-së që nga themelimi dhe kontributi i tij në organizimin e simpoziumeve dhe ngjarjeve brenda lidhjes ka qenë i lartë.
Albinfo nesër sjell reportazhin e plotë me intervista nga kjo ngjarje e madhe dhe shumë e veçantë
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës

















