Ligji për Prizrenin në fokus të shtypit zviceran
Prizreni polarizon politikën kosovare, thotë gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung"
Në një artikull të së hënës, gazeta “Neue Zürcher Zeitung” vë në fokus debatin që ka shpërthyer në Kosovë mbi një ligj të planifikuar për mbrojtjen e qendrës historike të qytetit të Prizrenit.
Pjesa historike e qytetit të Prizrenit është një xhevahir në aspektin kulturor dhe historik. Si një koncentrat i historisë qindra vjeçare në një hapësirë shumë të vogël shihet aty historia e pasur e Evropës Juglindore. Vetëm qindra metra të ndara nga njëra-tjetra ndodhen xhami artistike nga koha osmane dhe kisha katolike, kisha ortodokse, teqe e urdhrit të dervishëve dhe hamame orientale.(…)
Në kohën e shkëputjes së Serbisë nga Kosova shumë monumente kulturore të qytetit janë shkatërruar. Shumica shqiptare u soll po me atë mungesë ndjeshmërie kundrejt kishave, ashtu si edhe serbët janë sjellë dikur me lokalitetet shqiptare.
Një ligj që synon ruajtjen e pjesës historike të qytetit ka shkaktuar probleme. “Ligji për qendrën historike të Prizrenit” u nxor nga plani Ahtisaari i vitit 2007. Qëllimi i këtij ligji është që t’u japë të drejtë bashkë vendimi serbëve të pakët në Prizren, kur vjen fjala për vendime që prekin direkt ose indirekt kishat serbe. Ligji ndesh në rezistencën e politikanëve. Një paragraf i këtij ligji ka ndezur debatin, shkruan NZZ.
Aty thuhet qartë që kur vjen puna për aktivitete të ndryshme në qendrën e Prizrenit, të cilat prekin pasuritë e kishës ortodokse serbe, atëherë duhet të merret miratimi i saj. Kritikët e shohin atë si një e drejtë vetoje që i jepet Beogradit.
Mijëra qytetarë protestuan në fund të Janarit në Prizren kundër ligjit, që sipas tyre privilegjon në mënyrë të njëanshme kishën ortodokse serbe. Peticioni përkatës u nënshkrua nga 10.000 kosovarë. Si zëdhënëse e kësaj proteste është partia Vetëvendosja.
Sipas Vetëvendosjes, trashëgimia kulturore dhe historike e Prizrenit në këtë mënyrë nacionalizohet. Sipas tyre kishës ortodokse i kanë përkitur edhe shqiptarë lokalë, kur në kohën e pushtimit osman pati edhe një proces islamizimi. Kritikat drejtohen edhe kundër Zyrës Civile Ndërkombëtare, e cila e mbron ligjin.
Prizreni është në ndërgjegjen e shumë shqiptarëve një vend historik. Këtu u formulua për herë të parë në kuadër të Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 qëllimi i bashkimit të të gjitha trevave shqiptare në Perandorinë Osmane.
Prizreni shihet si vendlindja e lëvizjes kombëtare shqiptare. Dhe synimi që pikërisht në këtë vend t’i jepen kishës serbe të drejta të zgjeruara, disa kosovarëve iu duket një çmim shumë i lartë për mbylljen e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe me këtë forcimin e pavarësisë, përfundon gazeta zvicerane NZZ. /Albinfo & DW/
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash Udhëtimi midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk është aspak një përvojë relaksuese. Për çfarë duhet... -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë -
Kanë rrahur politikanin e SVP-së: Arrestohen tre veta – njëri prej tyre, kosovar -
Një vit kontrastesh për bujqësinë zvicerane -
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër











