CH-Ballkani
Limaj dhe Krasniqi me parti të re
Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj themeluan partinë e re politike “Nisma për Kosovën”. Partia do t’i ketë dy këshille, Këshillin Kombëtarë dhe Këshillin Drejtues
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe deputeti Fatmir Limaj, kanë zyrtarizuar të premten mbrëma partine re me emrin “Nisma për Kosovën”, duke i dhënë fund kështu ndarjes nga Partia Demokratike e Kosovës. Limaj do të jetë kryetar i kësaj partie, ndërsa Krasniqi kryetar i Këshillit Kombëtar.
Promovimi i kësaj partie është bërë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku ishin të pranishëm një numër i madh i zyrtarëve lokal, që ishin darë më herët nga PDK. Krasniqi dhe Limaj thanë se kjo do të jetë një frymë e re në politikën kosovare e cila do të çoj në vend amanetin e dëshmorëve të kombit.
Nisma për Kosovën do t’i ketë dy këshille, Këshillin Kombëtarë dhe Këshillin Drejtues.
Sipas dy përfaqësuesve të kësaj partie, qeverisja e deritanishme është shndërruar në parti e interesave të ngushta dhe ka dezorientuar nga çështja kombëtare.
“Logjika despotike që e karakterizoj themelimin dhe konsolidimin e partive politike dhe sidomos privilegjet individuale apo grupore shpjegon edhe mungesën e vullnetit politik për të organizuar zgjedhje të lira në përputhje me vlerat dhe normat e demokracive perëndimore”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, si rëndomë fjalimi i deputetit, tashmë kryetarit të partisë më të re, Fatmir Limajt ishin më euforike. Ai tha se Nisma për Kosovën do të sjell një fryme të re, demokratike dhe llogaridhënëse në Kosovë. Ndërsa zhvillimi ekonomik, ulja e papunësia dhe një mirëqenie më e mirë mbeten premtimet e tij.
“Ngado që kam shkuar këto dy muaj ku jam takuar me mijëra qytetar të gjithë më kanë pyetur se kur po ja nisim. E unë po ju them sot se pikërisht tash po ja nisim. Nga sot Kosova do të ketë një nismë të re një alternativ të re politike”, ka deklaruar Limaj.
Ky inaugurim, siç tha ai, është një gur më shumë në demokracinë e Kosovës.
“Ajo që neve na bashkon këtu dhe shumë qytetarë tjerë anë e këndë Kosovës nuk është thjesht krijimi i një partie më tepër, por është shpresa se ndryshimi është i mundshëm në Kosovë. Neve sot na bashkon vizioni, guximi për të besuar dhe shpresa për të ndryshuar”, ka thënë Limaj.
Ai i ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen Nismës, për ta ndryshuar të ardhmen e Republikës së Kosovës.
“Ju lutem që kudo që shkoni, bëni ballë lodhjes, jini të durueshëm që misionin e nismës ta çojmë në çdo cep të vendit tonë duke shpalosur vizionin tonë si dhe duke i dëgjuar kërkesat e tyre”, ka kërkuar Limaj.
Përveç Limajt e Krasniqit, kryesia e kësaj partie është e përbërë nga: Bilal Sherifi, Imri Ilazi, Xhevat Bislimi, Izet Ibrahimi, Sejdulla Hoxha, Muharrem Kuçi dhe Haxhi Shala. Ndërsa Hydajet Hyseni, për të cilin është thënë se qëndron prapa tyre, nuk u duk në inaugurim.
Limaj dhe Krasniqi kanë qenë dy politikanët më të votuar në PDK pas kryeministrit Hashtim Thaçi. Ata bashkërisht kanë marrë rreth 100 mijë vota
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?











