KEYSTONE
Sport
Lionel Messi, për herë të pestë fiton “Topin e Artë”
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, në ceremoninë e organizuar në Cyrih të Zvicrës nga FIFA ka fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”,
Në një garë të ngushtë me yllin e Real Madridit, Christiano Ronaldo, si dhe me bashkëlojtarin e tij Neymar Jr, argejntinasi, apo shpesh i quajturi „jashtëtokësori“, Lionel Messi, triumfoi në garën për lojtarin më të mirë të vitit 2015, të njohur me emrin “Balon d’Or” apo “Topi i Artë”.
Për Messin, ky trofe është i pesti me radhë në karrierën e tij, pasi të njejtin e ka fituar 4 herë radhazi( 2009-2012). Në këtë ngjarje sportive që u zhvillua në Kongreshaus në Zürich, u ndanë edhe shumë shperblime tjera.
Lojtarja më e mirë në botë në këtë gala mbrëmje, u zgjedh amerikania Carli Lloyd, ndërsa cmimi per trajnerin më të mirë, e rrëmbeu trajneri i FC Barcelona, Luis Enrique, përderisa për trajneren më të mirë u votua trajnerja e kombetarës së SHBA-ve, Jill Ellis.
Për golin e vitit, apo cmimi “Puskas”, këtë vit iu nda futbollistit Wendell Lira. Për të dëshmuar edhe një herë se pse Barcelona dhe Real Madrid janë klubet më të mira të kohës, dëshmon edhe fakti se në 11-shen më të mirë të FIFA-s, tetë lojtarë nga këto dy skuadra( katër nga secila), zinin vend aty.
Një gjest për të dëshmuar edhe një herë madhështinë e futbollit, ishte padyshim edhe cmimi për “Fair Play”, ku nuk kishte një fitues të vetëm si zakonisht, por fitues ishin të gjitha organizatat futbollistike që u angazhuan në ndihmë të refugjatëve.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës Pas vdekjes së një foshnje të porsalindur që kishte konsumuar një formulë për foshnje Nestlé, zyra... -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut -
Zjarr në burgun e Bernës, evakuohen të burgosurit nga disa qeli -
Studimi: Shoferët në Gjenevë humbin mesatarisht 141 orë në trafik çdo vit

















