Sport
Lipjani nderon futbollistin shqiptar që luan në Zvicër
Benjamin Kololli është shprehur i nderuar që puna e tij po vlerësohet edhe në Kosovë
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në një takim futbollistin që vjen nga Komuna e Lipjanit, Benjamin Kololli, i cili luan për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, por edhe skuadrën zvicerane, Lausanne.
Njoftimi është dhënë nga faqja e Komunës, duke u shpërndarë edhe nga futbollisti shqiptar.
Ahmeti ka uruar Benjaminin për sukseset e arritura, duke i uruar edhe suksese të tjera në vazhdimësi. Ai ka thënë se jo vetëm qytetarët e Lipjanit, por edhe qytetarët e gjithë Kosovës krenohen me të arriturat e tij, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër futbollisti Kololli ka falënderuar kryetarin Ahmeti për pritjen dhe mirënjohjen, duke thënë se ky është moment shumë i veçantë për të kur vlerësohet nga vendi i tij dhe merr mirënjohje.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











