CH-Ballkani
Lirohen arinjtë e burgosur!
Tashmë ligji i ri për kafshët ka hyrë në fuqi dhe kush mban kafshë të egra në mënyrë private do të dënohet me burg
Pas shumë shkrimeve të mediave ndërkombëtare, duket se efekti për arinjtë e keqtrajtuar në Shqipëri është arritur. Tashmë po shikohet një zgjidhje sesi ata të mbrohen, shkruan albinfo.ch.
Është agjencia e lajmeve franceze ‘Press’, që shkruan për këtë fenomen. Dy arinjtë pesë-vjeçar shqiptarë mbajnë plagën fizike dhe mendorë në ditët e keqtrajtimit të tyre dhe të robërisë.
Kjo dyshe e arinjve janë duke qëndruar përkohësisht në kopshtin zoologjik të Tiranës, pasi ata u shpëtuan nga një kafaz, derisa ishin duke u mbajtur mizorisht.
Mësohet se 250 prej tyre janë të lirë në malet e Shqipërisë, në bazë të grupit ndërkombëtar të të drejtave të kafshëve.
Ata janë keqtrajtuar derisa për të bërë një foto me ta kushton rreth 1 dollar. Tashmë ligji i ri për kafshët ka hyrë në fuqi dhe kush mban kafshë të egra në mënyrë private do të dënohet me burg.
Kjo kishte tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka insiston koha e mosndëshkimit është e gjatë: “Mizoria e kafshëve nuk mund të jetë një atraksion turistik. Ne kemi identifikuar tashmë më shumë se 50 arinj në kafaze”, tha Koka ‘AFP’.
Disa prej tyre tashmë janë dërguar në parqe dhe në vendet e tjera evropiane, ndërsa dy tjerë kanë shkuar në Gjermani. Ndërtimi i një parku në Shqipëri do të kushtonte rreth 4 milionë euro, një shumë e papërballueshme.
Kjo dukuri ishte e ndalur në kohën e diktatorit Enver Hoxha, por më pas Shqipëria kaloi në disa faza të tjera, që hapi rrugët edhe për këtë fenomen.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar













