CH-Ballkani

Lirohen nga akuzat personat që rrahën tre të tjerë në Itali

Gjatë një feste të datës 8 qershor 2013 në hotel "Sheraton" dy të rinj ishin sulmuar nga katër anëtarë të një grupi tjetër, të cilët kishin tentuar ta mbrojnë një grua nga ngacmimi seksual.

Seanca gjyqësore ndaj pesë shqiptarëve të akuzuar për sulmin në hotel “Sheraton” në Bolzano dhe para klubit “Exclusiv” në Lana të Italisë, ka përfunduar të premten. Vetëm shqiptari 26-vjeçar Vilson Vata ka mundur të identifikohet qartë si sulmues dhe me këtë rast është dënuar me nëntë muaj burg, raporton “Tagblatt Dolomiten”, përcjell Albinfo.ch.

Gjatë një feste të datës 8 qershor 2013 në hotel “Sheraton” dy të rinj ishin sulmuar nga katër anëtarë të një grupi tjetër, të cilët kishin tentuar ta mbrojnë një grua nga ngacmimi seksual. Që të dy janë rrahur me gjësende të forta dhe kur ishin shtrirë më përtoke, sulmuesit edhe më tej i kanë goditur me shqelma. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, viktimat është dashur të shtrohen në spital.

I njëjti grup me dy persona të tjerë dyshohet se një ditë më pas e kanë sulmuar një truproje në Lana, duke e rrahur në mënyrë brutale. Shqiptarët e rinj janë liruar, pasi nuk kanë mundur të identifikohen qartë.