Shkurt.ch
Lisbona, qyteti më i bukur evropian
Lisbona, kryeqyteti kosmopolitan dhe magjepsës i Portugalisë, është zgjedhur destinacioni më i mirë turistik në Evropë për vitin 2013. Lisbona ka marrë këtë çmim prestigjioz nga “World Travel Award”
Çmimi në fjalë konsiderohet si “Oskar” i turizmit.
Një gala mbrëmje e “World Travel Award” u mbajt në Turqi më 31 gusht të këtij viti. Çmimin e dëshmuan figurat më të shquara në industrinë globale të udhëtimit, duke përfshirë vendimmarrësit kryesorë.
Me këtë çmim është hera e tretë që Lisbona bëhet e njohur si destinacioni kryesor turistik i Evropës në pesë vjetët e fundit. Kryeqyteti portugez është i famshëm nga kultura, klima e këndshme dhe e pasur me plazhe të vendosura vetëm 20 minuta nga qendra e qytetit. Po ashtu vlerësohen çmimet si dhe cilësia e pakrahasueshme kudo tjetër në Evropë.
“Rezultati shënon arritjen dhe angazhimin e gjithë stafit të turizmit “Turismo de Lisboa” dhe anëtarët e saj për të ofruar standardet më të larta turistike, duke siguruar një pushim të vërtetë të paharrueshëm për vizitorët“, tha Paula Oliveira, drejtoreshë ekzekutive e “Turismo de Lisboa”.
Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë, është qyteti më i madh në vend dhe qendra e dytë më e rëndësishme ekonomike-financiare në këtë pjesë të Evropës. Qyteti strehon më shumë se gjysmë milioni banorë dhe ka një nga arkitekturat më shumëngjyrëshe në Evropë.
Këtu mund të gjeni elementë të stileve romake, gotike, baroke, tradicionale portugeze, moderne dhe postmoderne.
Ashtu si Roma, Lisbona është ndërtuar në 7 kodra, me pamje nga Oqeani Atlantik.
Në majë të kodrave, të ashtuquajtura miradourus (pika vrojtimi), janë vendet ideale për të admiruar arkitekturën e pasur të Lisbonës.
Megjithëse i ka të gjitha këto monumente historike, Lisbona përmban gjithashtu art në stilin arkitekturor modern dhe postmodern.
Nëse përdorni hekurudhën për të mbërritur në Lisbonë, do ta shikoni këtë fenomen sapo të zbrisni nga treni. Gare do Oriente u projektua nga një arkitekt spanjoll dhe kolonat prej xhami dhe çeliku përfaqësojnë palmat.
Ky qytet historik është atraksioni kryesor për të gjithë adhuruesit e natyrës dhe plazhet e tij të artë janë ndër më të bukurat në Evropë.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











