Lajme
Lista e shteteve prej nga aplikuan mërgimtarët për zgjedhjet e 14 shkurtit
Janë 67 vende anë e mbanë globit, prej nga kanë arritur aplikacione në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga persona të interesuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në Republikën e Kosovës më 14 shkurt 2021.
Në mesin e këtyre 67 vendeve, pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë: Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.
Sipas të dhënave që Telegrafi ka siguruar nga KQZ-ja, në listën e aplikacioneve të aprovuara, prinë Gjermani me 43 mijë e 49 aplikacione, pastaj Zvicra, 26 mijë e 686, Austria me 4 mijë e 758, Franca me 4 mijë e 164 dhe Suedia 4 mijë e 69, përcjell Albinfo.ch.
Përveç këtyre vendeve, janë pastaj edhe me mijëra aplikacione të aprovuara që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, SHBA-të, Belgjika, Kroacia, Sllovenia e shumë të tjera vende të largëta si: Japoni, Meksikë, Lituani, Panama, Somali, Kosta Rikë etj.
Në zgjedhjet e sivjetme ka rekord votuesish jashtë vendit.
Janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












