Futboll
Llapi fiton duelin ndaj fituesit të Kupës së Diasporës
Pas ndeshjes, FFK shtroi edhe drekë për të dyja skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës, Llapi, ka fituar në ndeshjen e Superkupës Kosovë-Diasporë, duke e mundur skuadrën fituese të Kupës së Diasporës, FC Kosova Dusseldorf, me rezultat 2”0.
Kjo ndeshje tradicionale zhvillohet nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit Shqiptar në Gjermani, me qëllim të respektimit dhe afirmimit të klubeve shqiptare që funksionojnë në Diasporë, por njëherësh edhe si shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm që bashkatdhetarët tanë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Ferizaj u ndoq nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve, teksa prodhoi lojë interesante, ku ashtu siç pritej u dominua nga skuadra e Llapit. Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, me golin e Drilon Fazliut pas harkimit të Benjamin Eminit.
Në pjesën e dytë trajneri llapjan Tahir Batatina bëri ndryshime të shumta në skuadër dhe si rrjedhojë loja ishte më e baraspeshuar. Madje, futbollistët e skuadrës shqiptare nga Dusseldorfi në minutat e fundit kishin dy raste shumë të mira për të barazuar shifrat, por portieri llapjan Ilir Avdyli ishte në nivel të detyrës.
Ndërkaq, në minutat shtesë rezultatin përfundimtar e vendosi kapiteni Benjamin Emini, me golin e shënuar nga penalltia.
Këtë ndeshje nga afër e ndoqi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili në fund ia ndau trofeun kapitenit të llapjanëve, teksa medaljet për të dy skuadrat i ndanë edhe sekretari i përgjithshëm i FFSHGJ-së, Miftar Dragidella dhe kryetari i FC Ferizaj, Lulzim Abazi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme Më shumë se tre të katërtat e popullsisë së rritur në Zvicër (76%) përdorin mjete të... -
Kostot e strehimit dhe energjisë nxisin inflacionin në Zvicër -
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve













