Lajme
Londra bllokoi emërimin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë
Britania e Madhe ka bllokuar emërimin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, post ky që ka mbetur i lirë që nga 30 prilli, pasi drejtuesit të këtij mandati, Pieter Feith i ka skaduar afati.
Që nga 1 maji, holandezi Feith drejton vetëm Zyrën e Përfaqësuesit Ndërkombëtar Civil (ICO) në Kosovë dhe në këtë detyrë do të mbetet deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas një artikulli të gazetës vjeneze Wiener Zeitung, bllokimi është bërë nga Përfaqësuesja për politikë të jashtme, Catherine Ashton për shkak se Britania e Madhe po kërkon nga pesë vendet e mbetura njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Gazeta shkruan se qeveria britanike është duke bërë trysni enorme tek pesë vendet e BE-së, Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe ta njohin në pako Kosovën.
BE-ja ka hapur konkurs për vendin e udhëheqësit të delegacionit të Brukselit për Kosovën, që më vonë do të fuzionohet me të dërguarin e veçantë të BE-s për Kosovë.
Gazeta Wiener Zeitung njofton se përveç eurodeputetes austriake Ulrike Lunacek, e cila është raportuese e Parlamentin Evropian për Kosovën, për këtë detyrë ka konkurruar edhe diplomatja çeke Janina Hrebickova, e cila aktualisht është ambasadore në Kosovë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












