Lajme
LSDM nuk e përjashton koalicionin me BDI-në
Por, LSDM mbetet optimist se BDI kësaj here do të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë, pas koalicionit disavjeçar me VMRO DPMNE-në
Partia më e madhe e opozitës maqedonase e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit hyn me shumë entuziazëm, nuk e përjashton mundësinë që pas zgjedhjeve të bëj koalicion me partinë e Ali Ahmetit- Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). Por, LSDM mbetet optimist se BDI kësaj here do të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë.
Anëtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri në intervistën për REL është pyetur se a është i mundur një koalicion i LSDM me BDI pas zgjedhjeve. Ai tha se LSDM nuk mund të jetë kundër vullnetit të votuesve, në qoftë se ata sërish i japin besimin BDI-së.
“Por unë nuk besoj dhe nuk dua të besoj se shqiptarët, pas gjithë kësaj që po ndodh, pasi po e shohin se në çfarë mënyrë ka qeverisur BDI, se përsëri do të vendosin që të votojnë këtë parti”, tha Muhamed Zeqiri, sipas të cilit, i mbetet qytetarëve që t’i japin besimin BDI-së. “Kjo nuk është çështje e LSDM-së”, deklaroi Zekiri, i cili është ndër pak shqiptarë në kryesinë e LSDM-së që drejtohet nga Zoran Zaev.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











