Lajme
Lucern, si ndodhi arrestimi i shqiptarëve nga Shqipëria për trafikim droge
U gjetën në total 14,5 kilogramë kokainë, tetë kilogram heroinë, tre kilogram marihuana, 30 kilogramë produkte bari, 160 mijë franga.
Në një operacion masiv, policia zvicerane kishte hetuar grupe kriminale të trafikimit të drogës që po transportonin në shtetin e Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Në fund të muajit që shkoi, operacioni u zhvillua pikërisht në kantonin e Lucernit, duke i arrestuar 27 persona, si grup bashkëpunues, ku mes tyre kishte edhe disa shqiptarë nga Shqipëria.
Pas disa ditësh nga arrestimet, thuhet se nga materialet, hetimet që ka ndërmarë policia, prokuroria zvicerane, të arrestuarit janë një rrjet trafiku droge që vepronin në kantoni e Lucernit. Hetimet çdoherë e më shumë janë bindëse lidhur me arrestimin e tyre.
Raporti policor tregon se nga intervenimi i tyre për të ndalur këtë rrjet droge, përveç arrestimit të dyshuarve, u gjetën në total 14,5 kilogramë kokainë, tetë kilogramë heroinë, tre kilogramë marihuanë dhe 30 kilogramë produkte të tjera bari.
Përveç këtyre statistikave të lartpërmendura, policia zvicerane sekuestroi rreth 160 mijë franga, të përfituara nga trafiku i drogës.
Mes të dyshuarave është një grup kriminal shqiptar aktiv në trafikun ndërkombëtar të drogës nga prilli 2020 deri në mars 2021, tregoi prokuroria zvicerane.
Thuhet se autorët kanë importuar sasi të mëdha droge në Zvicër për rishitje, ndërkohë që rrjeti operonte me lokacion të kantonit të Lucernit. Droga shitej në të paktën 13 kantone dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.
Pas gjykmit të secilit në bankën e të akuzuarve, gjykata zvicerane do të vendosë dënimet për ta. Kujtojmë se Zvicra ka ligje strikte, veçmas për trafikim droge, ku dënimi i tyre do të jetë me shumë vjet burgim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












