Kriza në Ukrainë
Lufta në Ukrainë: SHBA beson se armëpushimi mund të arrihet deri në Pashkë
Shtëpia e Bardhë po synon një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës deri më 20 prill.
Sipas raportimeve nga Bloomberg, administrata e Donald Trump synon të sigurojë një marrëveshje të gjerë armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës deri në Pashkë, teksa SHBA ka pranuar se ky afat kohor është ambicioz, duke pasur parasysh boshllëqet e mëdha midis Ukrainës dhe Rusisë në negociatat e armëpushimit, transmeton albinfo.ch.
Lajmi vjen pasi Donald Trump i ka thënë uebsajtit sportiv amerikan Outkick se lufta në Ukrainë është “disi nën kontroll” dhe se ai ka një marrëdhënie të mirë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Duke folur nga bordi i Air Force One, Trump tha se ishte i shqetësuar se konflikti mund të çonte në “Luftën e Tretë Botërore”.
“Do të ishte një gjë e mrekullueshme të mund ta ndalonim atë. Dhe unë do ta them këtë: askush tjetër nuk do të mund ta bënte. Ne kemi pasur disa diskutime shumë racionale, dhe unë thjesht dua të shoh që njerëzit të mos vriten. Ata po humbasin 2,500 fëmijë të vegjël në javë, dhe ata janë rusë dhe ukrainas”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












