Shkurt.ch
Luftëtari kundër abuzimit me azil, punëson azilanten në të zezë!
Sipas bashkëshortes së politikanit Hans Fehr, azilkërkuesja, një serbe ga Kosova “është paguar me disa qindra franga në vit”. Zonja Fehr është po ashtu anëtare e SVP-së, gjyqtare dhe kryetare komune
Një grua serbe nga Kosova, me status të azilkërkueses, ka punuar “në të zezë” në mirëmbajtjen e shtëpisë së deputetit nacional të SVP/UDC-së nga Kantoni i Cyrihut, Hans Fehr. Kjo do të ketë ndodhur viteve të fundit, me ç`rast çifti Fehr, që e ka angazhuar gruan 31 vjeçe në fjalë nuk ka paguar për të sigurimet sociale. Ajo që me këtë rast i zihet veçanërisht për të madhe politikanit Fehr është e dhëna se ai njihet si përfaqësues i vijës së ashpër të partisë së tij dhe të skenës politike zvicerane, kundër azilit.
Siç ka shkruar gazeta “NZZ am Sonntag”, duke iu referuar bashkëshortes së politikanit, azilkërkuesja në këtë mënyrë “është paguar me disa qindra franga në vit”. Zonja Fehr është po ashtu anëtare e SVP-së, gjyqtare në një gjykatë qarku si dhe kryetare komune.
Megjithë këtë, mbetet ende e paqartë se sa shpesh ka punuar azilkërkuesja serbe (Irina Ilic) për çiftin politikan. Dy persona, sipas gazetës, deklarojnë se kjo ka ndodhur “rregullisht”, ndërsa çifti e mohon këtë.
“Ajo ka kryer përgjatë rreth dy viteve te ne punë rasti, si për shembull ka ndihmuar në pastrim”, ka thüenë Ursula Fehr. Ndërsa deputeti Fehr e plotëson atë me deklarimin: “Ne nuk kemi shkelur asnjë ligj”.
Por ajo që dihet është se Hans dhe Ursula Fehr nuk kanë paguar sigurimin social për punën e gruas në pasurinë e tyre. Dhe pagesa e këtij sigurimi është e patjetërsueshme te punëtorët ndihës shtëpiakë, pavarësisht nëse pagesa është e vogël ose e madhe. Baza juridike me të cilën rregullohet kjo çështje është ligji mbi punën në të zezë.
Hans Fehr e përfaqëson SVP/UDC-në në Dhomën Nacionanle të Parlaentit të Zvicrës që nga viti 1995, ku identifikohet si përfaqësues i vijës së ashpër në politikën zvicerane ndaj të huajve. Ai është angazhuar shumë herë kundër abuzimeve në fshë të azilit dhe për ashpërsimin e të drejtës së azilit.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet














