Lajme
Lufthansa në grevë, anulohen mbi 1 mijë fluturime
Kompania e fluturimeve “Lufthansa” ka njoftuar se sot anuloi pothuajse të gjitha fluturimet e saj për në Gjermani, për shkak të grevës, sipas një njoftimi të linjës ajrore, njofton albinfo.ch.
Më shumë se 130,000 pasagjerë në afro 1,000 fluturime nga dy qendrat kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut janë prekur nga ky vendim, tha kompania gjermane një ditë pasi sindikata Verdi njoftoi një tjetër grevë.
Sindikata para disa ditësh ka lajmëruar një grevë nga ora 03.45 të mërkurën deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes për të “rritur presionin” ndaj menaxhmentit, ndërsa kërkon një rritje pagash prej 9.5%.
Greva do të përfshijë stafin, kryesisht shërbimet e mirëmbajtjes, por edhe operatorët e avionëve, të cilët janë thelbësorë për mbarëvajtjen e aeroportit.
Kështu, Lufthansa do të duhet të anulojë gjithsej 678 fluturime për në Frankfurt dhe 345 për në Mynih, duke përfshirë 47 edhe dje për dy qendrat kryesore në Gjermani.
#BREAKING: Lufthansa cancels almost all Wednesday flights due to strike pic.twitter.com/LfXubvWVAM
— dpa news agency (@dpa_intl) July 26, 2022
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen Shitjet në sektorin zviceran të elektronikës shtëpiake u rritën pak në vitin 2025 pas dy vitesh... -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut -
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana










