E-Diaspora
Lugano fiton si mysafire, falë Drilon Paçarizit
FC Lugano, klubi që luan në Challenge league ka shënuar fitoren e tretë me radhë në këtë sezon. Në ndeshjen kundër FC Wil-it në Wil, skuadra nga pika më jugore e Zvicrës ka fituar me rezultat 2:1.
Goli i parë në ndeshje është shënuar në fillim të saj, gjegjësisht në minutën e tetë nga Samir Fazli, shqiptari nga Maqedonia i ardhur rishtas në Zvicër nga Holanda.
Por, trimi i ndeshjes ka qenë shqiptari tjetër, Drilon Paçarizi i Luganos. Pos që ka shënuar golin e fitores në minutën e 78-të, ish lojtari i Locarnos, i rritur në Gjenevë, ka përgatitur edhe golin e parë. Atë që e ka shënuar bashkëlojtari i tij Sergio Cortelezzi në pjesën e parë të lojës.
Paçarizi, në 11 ndeshjet e deritashme të këtij sezoni ka shënuar katër gola. Klubi i tij zë vendin e katërt në Challenge-Leagaue.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të Ndërsa pensioni privat mirëpritet nga shumica e popullsisë zvicerane, një risi e rëndësishme së shpejti do... -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër -
Zvicra Jugore më e prekura nga gripi -
Shumë fillestarë punojnë si instruktorë skijimi, por pak janë të certifikuar













