E-Diaspora
M e D grumbullon lëndën arkivore e muzeore të diasporës
Ministria e Diasporës do të organizojë grumbullimin dhe bartjen e dokumenteve e të materialeve me vlerë arkivore e muzeore, të cilat janë dëshmi të veprimtarisë së diasporës dhe të mërgatës sonë
Diaspora dhe mërgata jonë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e rezistencës dhe të Luftës Çlirimtare, si dhe në procesin e shtetformimit të Kosovës. Ajo edhe sot vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme e zhvillimit të vendit, thuhet në një komunikatë për medie që e ka dërguar MeD.
Angazhimi i diasporës dhe i mërgatës sonë gjatë këtyre proceseve historike ka lënë gjurmë, të cilat konsiderohet se janë me vlerë të lartë muzeore dhe arkivore për historinë e Kosovës.
Krijimi i bazës dokumentare, që dëshmon për veprimtarinë dhe kontributin e personaliteteve historike e kulturore shqiptare në diasporë dhe mërgatë, do të ishte edhe një mirënjohje për kontributin e tyre. Përtej kësaj, një prurje e tillë dokumentare do të ishte një ndihmesë e madhe për pasqyrimin dhe prezantimin e së kaluarës sonë historike dhe kulturore, në baza shkencore dhe faktografike. Kjo do të mundësonte që studiuesit aktualë dhe të ardhshëm, vendës e të huaj, të diasporës dhe të mërgatës, të mund të shfrytëzojnë materiale më të kompletuara arkivore e muzeore.
Materiali i grumbulluar arkivor dhe muzeor do të jetë në funksion të promovimit, ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor të diasporës dhe mërgatës.
Ministria e Diasporës, nëpërmjet këtij njoftimi, u bën thirrje bashkatdhetarëve të ofrojnë materiale arkivore dhe muzeore të krijuara gjatë veprimtarisë dhe angazhimeve të tyre në të mirë të çështjes kombëtare.
Vendet ku bëhet dorëzimi i materialit muzeor dhe arkivor
Belgjikë
Konsullata e Republikës së Kosovës në Bruksel Rond Point Schuman 6, Box 5 1040 Brussels, Belgium +32 22 34 77 88, +32 22 34 78 00.
Gjermani
Konsullata e Republikës së Kosovës në Berlin Konsulat der Republik Kosovo Wall str 65 D-10179 Berlin +49 30 240 47 69 11; +49 30 240 47 69 19.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt Konsulat der Republik Kosovo Rudolfstraße 13/17, 60327 Frankfurt am Main F.R.of Germany +49 (0) 69 27 133 920; + 49 (0) 69 271 33 9229.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart Konsulat der Republik Kosovo Johannes str 47B 70 176 Stuttgart – Deutschland +49 711 627 677 0; +49 711 627 677 29.
Suedi-Norvegji-Finland-Danimarkë
SHKA ” KOSOVA”
Halmstadvägen 26
30291 HALMSTAD
Zvicër
Konsullata e Republikës së Kosovës në Bernë
Embassy of the Republic of Kosovo Amthausgasse 3 3012 Bern +41 (0) 31 310 06 90; +41 (0) 31 310 06 91.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë Consulate of the Republic of Kosovo Rue de la Servette 93 1201,Geneva, Switzerland +41 22 734 27 34; +41 22 734 27 32.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih Consulate of the Republic of Kosovo Hohlstr. 610 8048 Zürich +41 43 343 0171; +41 (0) 43 343 0173.
Holandë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë Anna Paulownastraat 56 a, 2518 BG, The Hague +31 (0) 70 30 20 025; +31 (0) 70 36 444 73.
Përzgjedhja dhe bartja e materialit në Kosovë do të realizohet nga Ministria e Diasporës dhe e Mërgatës, me mbështetjen profesionale të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK). Ky material, pastaj, do t’u dorëzohet ASHAK-së dhe Muzeut të Kosovës, në përputhje me ligjet në fuqi, normat dhe standardet ndërkombëtare.
(Dokumentacioni arkivor është i tërë materiali burimor dhe i reprodukuar nga institucionet publike, personat juridikë dhe fizikë gjatë veprimtarisë së tyre, siç janë të dhënat e shtypura (statutet, rregulloret, ftesat, librat e protokolleve, procesverbalet, vendimet, raportet financiare, proklamatat, korrespondenca, informatat për shtyp, hartat dhe skicat e ndryshme, faksimilet etj).
Dokumentacionin e përbëjnë edhe fotografitë, materialet audio-vizuale (incizimet e ndryshme), materialet elektronike dhe të gjitha mjetet e tjera ndihmëse, të cilat mundësojnë që kuptimi i përmbajtjes së informacionit të jetë i qartë dhe të lehtësohet shfrytëzimi i tyre).
I ftojmë të gjithë poseduesit e këtij materiali për përgatitjen paraprake të tyre, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga Ministria e Diasporës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











